Vizitues tė nderuar tė kėsaj faqe,

Kam knaqėsinė tė ju prezentojė biografinė e Halil Cėrvadikut.Kjo biografi ėshtė e pėrgaditur nga djali i tij Sgaqir Cėrvadiku. Pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė ti marrin dhe ti publikojnė nė faqe tjera, le tė kenė repsektin pėr kohėn time dhe punėn e tjerėve, shkruani nga cila faqe vjen (p.sh. www.rapsodet.com ). shtator 2006.

Pėrfitoj nga rasti qė ta pėrshėndes publikishtė dhe lus tė gjithė ata qė kanė fotografi tė Halilit tė mė tregojnė.

HALIL CĖRVADIKU

1920-1989                      

Halil Cėrvadiku u lind me 1920 nė fshatin Poklek i vjetėr komuna e Drenasit (ish –Gllogovcit). Kangėn e trashėgoi nga babai i tij Ramė Cėrvadiku. Nė moshen 4 vjeēare Halilit i vdiq nana dhe baba i tij. Rama e merrte pas veti nė dasma e gazmende, dhe qė atėherė filloi ta dojė dhe tė mėsoj hapat e parė ne kultivimin e  kangės shqipe. Nė moshen nėntė vjeēare filloi tė shkoj nėpėr dasma me babėn e tij.

Kanga ishte traditė familjare, pėrpos babės Ramės kėndonin edhe vėllėzrit tij: Rexha dhe Jahiri ( qė mė vonė e la kangėn pėr tu angazhuar nė punėt e fushės) dhe me vonė Hyseni me tė cilin kėnduan mbi 30 vite.Pėrpos qė kėndonin nėpėr dasma e gazmende kėndonin edhe sa herė qė kishte mysafirė nė odėn e tyre e cila ishte rrallė pa mysafirė.

Pasi babai i tij Rama e la kangėn Halili kėndoi disa vjet me vėllaun Rexhen .Ishin duet i veēantė dhe i kėndonin shpesh edhe kangėt e stilit « malsorēe ». Pasi vdekjes se vėllaut Rexhes nji kohė kėndonin me djalin e axhės sė tij Brahimin i cili per shkak te punėsimit infermier nė shtepinė shendetit e la kangėn. Pastaj pėr afro  8 vite kėndoi  me rapsodin e njohur Selman Balaj nėpėr dasma e gazmende nė anė te ndryshme tė Kosovės.Selman Balaj pėrpos qė ishte kėngėtar shumė i mirė ishte edhe humorist i madh dhe si duet ishin shumė te mirėpritur  kudo. Pastaj pėr afer 10 vite Halili kėndoi me rapsodin Tahir Drenica. Me Tahirin ishin nji duet shumė i fortė dhe te dytė shquheshin pėr zėrin e fortė dhe ambitus tė lartė qė ju mundesonin te kėndonin kangėt qė kėrkonin mjeshtri dhe za tė fortė qofshin ato epike edhe ato « arshikie » (kangė me motive dashnie) .

Mė vonė edhe vėllau i Halilit Hyseni filloi te kėndonte dhe me kėrkesėn e babės Ramės, Halili vazhdoi tė kėndoj me vėllaun e tij Hysenin me tė cilin ishin bashkė mbi 30 vite. Poashtu edhe Hyseni kishte nji za tė fortė dhe ambitus tė lartė dhe u bėnė nji duet i shumė i mirė dhe i kėrkuar. Kėnduen nė tė gjitha anėt e Kosovės dhe nė viset ku jetonin shqiptarėt. Repertoari i tyre ishte i pasur kėndonin kangė nga epika jonė e pasur pėr historinė dhe trimėrinė shqiptare ndėr shekuj e trimat qė luftuan pėr atdhe. Nė repertoarin e tyre kishte edhe shumė kangė lirike(arshikie) si dhe elegji e  kangė kyrbeti.

Me Hysenin kishin edhe disa kangė te inēizuara ne Radio-Prishtinė. Pėrpos qe kultivonte kangėt e  folklorit tonė tė pasur Halili njihej edhe si autor i disa kangėve. Ndėr to ishte kanga « Jalla mor bylbyl »  si dhe « Lulėzoj fusha, lulėzoj mali » tekstin e sė ciles Halilit ja kishte sjellur nji bashkfshatar i tij Hysen Gorani qė kishte njxerrė nga nji libėr, ndėrsa melodinė ja kishte dhane Halili dhe e pat inqizuar nė Radio-Prishtinė sė bashku me kangė tjera ne duet me vėllaun Hysenin. Kėtė kangė « Lulėzoj Fusha » me vonė ne radio e inqizuen dhe e kėnduen nė mėnyrė tė shkėlqyeshme legjendat e folklorit  tė mėdhenjėt Salih  e Feriz Krasniqi.

Me Halilin dhe Hysenin nji kohė ishte edhe Tahir Rrukiqi nga Verbovci i cili pėrcillte me violinė dhe kėndonte. Halili me Hysenin ishin pjesėmarrės shumė herė ne Revisten e folklorit burimor. Nė vitet e tetėdhjeta etnomuzikologu Bahtir Sheholli pėr institutin albanologjik pat inēizuar (regjstruar) nji videokasetė afro tre orė nga repertoari i Halilit dhe Hysenit.

Me Hysenin kėnduen deri ne mesin e viteve te tetėdhjeta. Ndėrsa edhe pėrkunder pleqėrisė zerin e kishte tė fortė derisa e mundi sėmundja. Vdiq nė vitin 1989 duke lanė pasė nji pasuri per folklorin dhe brezat e ardhshėm. Kangėn prej tij e e trashegoi edhe djali i tij Shaqiri.

Faqja e Halil Cėrvadikut

 

Hit Counterprej hapjes sė faqes

Faqja kryesore