KĖNGĖ DASHURIE

Tė gjitha kėto kėngė janė tė marra nga Libri KĖNGĖ DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės nė Prishtinė nė 1979.

Kėtu mund tė lexoni disa kėngė dashurie tė zgjedhura.Pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė ti marrin dhe ti publikojnė nė faqe tjera, le tė kenė repsektin pėr kohėn time, shkruani nga cila faqe vinė (p.sh www.rapsodet.com )nėntor 2005

Ndryshimi i fundit i faqes 17.11.2008 13:46

Google

                                                                                               

Boll e mirė e bardhė si pllumi     

Boll e mirė e bardhė si pllumi,

Me tė qit'n'bjeshkė, po t'mytė guri,

Me tė djerg' n'shpi, po t'han katuni,

Me t'qit'fushė, po t'qorro pluhni,

Me tė qit n'mal, tutna t'han uki,

Me tė shti n'arkė, po me des uni,

Me tė shti n'xhep, tutna po t'hupi,

Me tė shti n'gji, tutna t'merr gjumi;

Ishalla t'ruen zo'i lumi!

Sllup - Deēan, 1978


Cub Sadrija po i bjen fellit

Cub Sadrija po i bjen fellit.

- Ku e ke marr'kėt trup sheqerit?

- Ma ka ēua zot'yn prej qiellit,

Ma ka ēua zot'yn  e i lumi.

M'e qit' n'bjeshk', po ma vret guri,

M'e lan' vėrri, ma puth katuni.

Un' i mjeri s'po kam pare,

Me i pru Hanės 'i hysmeēare;

Me i godit' odėn druni,

Me i ble simita gruni,

Me ia shlua gjogun me shal',

Me shetit' katunin n'ball',

Mos me i lanė shoqet me dal',

As n'katund e as n'pazar.

Stjepoh - Trijesh, 1968


Mor' e mira bukuri

Mor' e mira bukuri,

Merr' gjergjefin, hajde rri!

- Un po vinj, por nuk m'le nana!

-ēile shtegun shenj te thana,

Nji tė pat-e kadėn nana,

Thuaj:- Mora nja dy thana.

Mor' e mira bukuri,

Merr' gjergjefin, hajde rri!

- Un po vinj, por nuk m'le halla!

-ēile shtegun shenj te dardha!

Mor' e mira bukuri,

Merr' gjergjefin, hajde rri!

- Un po vinj, por nuk m'le motra!

-ēile shtegun shenj te molla!

Nji tė pat-e kadėn motra,

Thuaj:- Mora nja dy molla.

Mor' e mira bukuri,

Merr' gjergjefin, hajde rri!

 Un po vinj, por nuk m'le tezja!

-ēile shtegun shenj te shega.

Nji tė pat-e kadėn tezja,

Thuaj:- Mora nja dy shega.

Ljare - Krajė


Del syzeza n'derė t'oborrit

Del syzeza n'derė t'oborrit,

Zylyfzezė si krahi i korbit.

- Qysh p'e lamė punėn e jorokut?

-  Qysh a kanė gjith para sodit:

Kur ta noj dorėn nė flokė,

Dije djal' qi kem' jorok;

Kur ta noj dorėn nė faqe,

Kem jorok te molla lalqe;

Kur tanoj dorėn nė mjekėrr,

Hajde, djalo, qyqe vetėm;

Kur ta noj dorėn nė fyt,

Hajde, djylo, vet' i dytė;

Kur ta luen dada pshellakun,

Djal' me qef msyma konakun;

Kur t'nis dada shamin' me luejt'

Dije, djalė, kan' kuvetė me t'ruejt'.

Shkrel - Rugovė, 1975


More dardha rrotullare

More dardha rrotullare,

As e vogėl, as e madhe,

Porsi dardhė edhe limue,

Hajd' e mirė, a vjen me mue,

Se t'kam dashė edhe tė due?

Syt' e vetllat kuj ja ruen?

- Djalė beqarit t'pa martuem!

Syt' e vetullat tė nxim,

Shum' ma paske bukurinė!

Bukurinė qi tė kan' dhanė

Ma gėzosh-e me jaran!

- Jarani po del nė lam'',

Del nė lam', e then nji kamė,

Then nji kamė edhe nji dorė.

Pėr heqim ju nollsha un';

Nėnta vjet-e mė daltė punė,

Masanej e marrsha un'!

Ljare - Krajė


Mori dardhė rrugushore

Mori dardhė rrugushore,

Rrugushore e limou,

Haj e mejr a vjen me mou,

Mo kujtojsh se tė koum harrou,

Si t'koum dasht' opet tė du.

Nė tė arrofsha e ēerrofsha,

Po si lisat nė mal u thafsha,

Me xhith degėt posht rafsha!

Serbicė - Kėrēovė, 1972


Gjysmėn e ballit ta zuri stolija

Gjysmėn e ballit ta zuri stolija,

Mė s'tė pashė dot.

Gjysmė ore tė bėra sehir,

Mė s'tė pashė dot.

Mė la pa ment, mė le pa fiqir,

Mė s'tė pashė dot.

Gjysmėn e gushės ta zuri floriri,

Mė s'tė pashė dot.

Kranjė - Prespė


ē'tė ėshtė nxirė vetulla tynė moj 

ē'tė ėshtė nxirė vetulla tynė, edhe moj

Ajde edhe moj moj.

Jo e jo pėr perėndinė, edhe moj,

Ajde edhe moj moj.

Ashtu ē'e kam bukurinė, edhe moj,

Ajde edhe moj moj.

Prit njė javė, prit njė muaj, edhe moj,

Ajde edhe moj moj.

Mollėnė nė xhep ja ruaj, edhe moj,

Ajde edhe moj moj.

ē'u kalp molla, ē'u kalp xhepi, edhe moj,

Ajde edhe moj moj.

Ati beut ē'i ardhi lezeti, edhe moj,

Ajde edhe moj moj.

Kranjė - Prespė


Breg mė breg kėcen Mrika

Breg mė breg kėcen Mrika,

Tek te pashė, moj, unė u fika.

Ti kėcen, moj, porsi shkurta,

Tek tė pash, moj, unė u kputa.

Po kėcen si berbyli n'dardhė;

Tek ta pash ballin e bardhė,

Shumė po t'lutem, moj, me ma fal,

Ti ma fal, moj, ma fal vet',

Nuk ta marr, moj, pa tė dved'.

Ne at' gjum qi je tuj fjetė,

Ti u djegsh, mori si vet'!

Ty tu kput, moj, kryet e qafa,

Tuj shiku belin peØr mrapa.

Oh, mos me mundo, moj Mrikė,

Shej nė zemėr tė raft' nji pikė!!

Oh, mend pėr ty jan' tu me dalė,

Nuk e la moj pa tė marrė!

Fraskanjel (Bregu i Bunės) - Ulqin, 1967


Mor' e mira mjekėrrbutė

Mor' e mira mjekėrrbutė

Thep nė thep po kcen si sutė,

Thep nė thep po kcen si zanė,

Flokt e g-jata pse i ke lanė?

Ti pret baca me gėrshanė,

Me gėrshanė o ren pėr ball',

Ta puth baci qaf'n e bardh';

Mir' ma prishe ramazan.

- Hajt atyj, more budall',

Nuk t'kam faj se jam e bardhė,

Se njeshtu zoti m'ka fal',

Me t'prishė menen, me t'ba 'marr',

E jo me t'pirshė ni ramazan.

Vuthaj - Gusi, 1967


Kush po zdirgjet qasaj are

Kush po zdirgjet qasaj are?

Ni syzezė kapuē me pare,

As e vogėl, as e madhe,

Sikur dardha rrumbullake;

Po kuvend djali me ēikė.

Po i thot nusja: - Shka po lyp?

- Njanen faqe me nji cic'

Qaty nusja i paska brit':

- Mos ja jep t'plasshin syt'!

Asht i ri e na korit'.

E lyp rokin dit' pėr dit'.

Soll ni dit' n'rok mos m'i dalė,

S'na le vendin n'shtat mahallė.


Kush po zdirgjet qasaj are

Kush po zdirgjet qasaj are?

Ni syzezė kapuē me pare,

As e vogėl, as e madhe,

Nifarė senit, tamam taze,

Bash si dardha rumullake.

Sikur dardha qi rri n'pip,

Po kuvet djali me ēikė.

Po i thot' motra:- ēka po t'lyp?

- Njanen faqe, tė dy sytė.

- Rueju motėr, t'plaēin sytė!

A i ri djali e po t'korit,

Ta lypė rokun ditė pėr ditė.

Pėr gjith' ditė n'rok me i dalė,

Je e re, rritėn ta ndalė.

Drelaj - Rugovė, 1967


Kush po zdirgjet qasaj are

Kush po zdirgjet qasaj are?

Rrushja e mirė gjyksin me pare.

Ku i ke marrė, oj e dalnja fare?

E dalnja fare, e dalnja feje,

Shum-e mot hupas mas teje,

Shum-e mot e shum-e ditė,

Tye t'i ēue do zanthiu msitė.

- Pse po i ēon, djalė, msit' budallė?

Dama ditėn kur me ardhė.

Kush prisht' fjalė pėr ty e mue:

I cofshin kiet tue livrue,

I coftė lopa kur baftė me pjellė,

I cofshin dhetė n'at pranverė,

I dektė djali, kur baftė me ecė,

I coftė pula, kur baftė me ēelė,

I coftė qeni tue hangėr gjellė,

Ju msheltė dera me ni therrė!

Marec - Gollak, 1976


Mor' e mira nė kapixhik

Mor' e mira nė kapixhik,

A jen use a je ēikė?

- Qysh s'po m'njeh tue m'pa pėr dit'?

- Me ēue msitin pėr me t'lyp',

Si n'mos tė dhasht baba yt,

Ma ep besėn ēi po ik!

- T'epi besėn, t'epi dorėn,

N'kjofsh i zoti ēi lue l'vorėn.

Me luejtė l'vorėn, me luejtė gishtin,

S'asht kallaj me grabit' ēikėn!

Vuthaj - Gusi, 1971


Mori e mira n'qat tallishtė

Mori e mira n'qat tallishtė,

A m'je nuse, a m'je ēikė?

- Me ka' nuse, i kam zylyftė,

Po jam ēikė, shaminė nėr fytė.

Pse s'pi ēon msitin me m'lypė?

- Nuk po t'jep ēaj mixha yt.

- Unė mixhės i kam kallxue,

Burrin e keq-o nuk e due.

Ma jep besėn, ma jep dorėn,

N'kofsh i zoti me lujt' pishtolen,

Me luejtė pishtolen, me lujt' thikėn,

S'asht kallaj me grabitė ēikėn!

Carovik - Klinė, 1976


T'api besėn t'api dorėn

Mori e mirė qi shkon pėr brymė,

S'po t'len vjami me marrė frymė,

Shkon pėr brymė tue pushue,

Rigjaxhit', rrushe, t'kam ēue!

- Rigjaxhit', djal', nuk t'i due.

Nė kofsh ba merak pėr mue,

Rrok qat pushkė, hajde n'krue.

- Si mos dashtė, ēikė, baba yt,

Ma ječp besėn qi po ikė?

- T'api besėn, t'api dorėn,

A je i zoti me dredhė pishtolen?

Gjurishefc - Kamenicė


Pasha mujin e Ramazanit

Pasha mujin e Ramazanit,

M'ka zanė gjumi n'gu t'jaranit,

N'gu t'jaranit, gjalit tė ri,

Ma ka falė ni mixhdi.

Mixhidin' e Turkis'.

Kish jazin' e ashikis?

N'kofsh i zoti, luje thikėn!

S'a kollaj me grabit' ēikėn!

N'kofsh i zoti, luj pishtolen,

S'a kollaj me grabit' zojėn!

N'kofsh i zoti, luje pushkėn,

S'a kollaj me grabit' nusen!

Kaēanik, 1951


Mereme vetull' me ēark

Mereme vetull' me ēark.

- Hajde Muho te rrim' pak,

Se m'ka xan' i ziu marak.

Ta nap besėn me m'grabitė,

Ta nap besėn, ta nap dorėn,

Muharrem shtėrngo livorėn,

Shtėrngo livorėn e thikėn,

S'isht kollaj me grabitė ēikėn.

Se ēika s'grabitet vet,

Se don ēevre e faculetė.

- Mereme e bija e Hajdarit,

Pse i lakmove ati djalit?

A i lakmove gjasė e mallit?

A i lakmove rrypit arit?

- S'i lakmova gjas', as mallit

S'i lakmova rrypit arit.

Gjaja e malli s'ban dobi,

Duhet djali bujaki.

N'ata pinxheret e nalta,

Del Mereme gojmjalta.

N'ata pinxhere e ulta,

Del Mereme gojbuta.

Kllezėn - Ulqin, 1958


Hatija 'j e vargut

Hatija 'j e vargut-o

ēar mė ke nė ball?

- Lepe tunaqetam gjal':

Lule portokall.

Hatija 'j e vargut-o,

ēar me ke nė faēe?

- Lepe tunanqeta, gjal':

Lule manushaqe.

Hatija 'j e vargut-o

ēar mė ke nė xhi?

- Lepe tunaqeta, gjal':

Kam dy shefteli.

Veleshtė - Strugė, 1972


More ēikė nar hie t'gurit

More ēikė nar hie t'gurit,

A i ke ba ēarapt e burrit?

- I kam ba, i kam marua,

M'kanė met' lidhcat pa i tufua.

I tufoj kur t'shkoj me dhi,

E shtroj shtratin dar lajthi.

- Vin' ēoban' me nej' me ty,

Vesin, ēikė, ēa ke nė gji.

- Kam dy molla gjylabi,

S'mun t'i fali, djalė i ri.

Janė tė burrit, koft i zi!

Drelaj - Rugovė, 1969


O moj shamejkuqe

O moj shamejkuqe,

O moj shemjverdhė,

Dil ke kapixhiku,

Tė folim njiherė!

Tė folim njiherė,

Posi qera herė!

- A nouk shef, bre xhalo,

Se na shkoj kjo verė?

Vera erdh e shikoj,

Bylbyli s'kėnoj.

Ajo ver' e vjeēme,

Shoumė e lezeēme!!

Kjo ver' e simjeēme,

Hyeq e palazeēme!

Kėrēovė, 1957


As mė nep njerė ujė

As mė nep njerė ujė,

Moj ēupė e Kurtesit?

- Pse se tė tė jap,

Mor djalė i Pėrmetit?

- Me doēet e tua,

Moj ēupė e Kurtesit.

- Doēet i kam zėnė,

Mor djalė i Pėrmetit.

- Me se i ke zėnė,

Moj ēupė e Kurtesi?

- Kėna qė kam shtėnė,

Mor djalė i Pėrmetit.

Kranjė - Prespė


Mori e mirė qerpikt me rrema

Mori e mirė qerpikt me rrema,

Ē’ta ka ba qat pikė tu zemra,

Ē’ta ka ba qat pikė tė kuqe ?

- Mė ka zanė jarani nuse,

E ka zanė, tha, prit e marrt’,

Kurqysh hajrin mos ja paft’,

Zoti evlad’mos i falt’ !

Mos i falt’ djalė as ēikė,

Ju daft’ toka me pėrēik,

Me pėrēik e me konmop,

Ju maroft’ nusja dėr shokė!

Ju martoft’ nusja n’kopjshi,

Ju daft’ bjeshkė e ju daft’ vrri!

Martinaj – Gusi, 1969


Mori e mirė qerpikė me rrema

Mori e mirė qerpikė me rrema,

O ho-ho, hoj da do.*

ē't' u ka ba ni pikė tu zemra

ē't'u ka ba ni pikė e kuqe?

Mos t'ka zanė jarani nuse?

- E ka zanė, e pritė e marrtė,

Kurrqysh hajrin mos ja paftė,

Mos pastė ēikė e mos pastė djalė!

Me konop toka ju daftė,

Ju daftė toka me konop,

E ju dafshin gjaja me short!

Vuthaj - Gusi, 1962-70

* Pėrsėritet pas ēdo vargu


Dy qafė ruda knojnė me plluma

Dy qafė ruda knojnė me plluma:

- Lumja unė jaran ka zuna!

Lumja unė jaran ka kam,

Ndaē tė bukur, n'daē azgan,

Veshė jelekun me mitan,

Me mitan ma vesh jelekun,

N'gjyks tė gjanė ma qet qystekun,

N'pėrmjet t'hollė ma gjeshka rrethin;

Gjeshka rrethin, ni rreth tė zi.

Qe tri vjet m'ka shkua n'ushtri,

Ardhė m'ka ni haber i zi:

M'thanė jarani t'asht fejua,

Sot tri javė ka m'u martua,

Aj e prit edhe e marrtė,

Mos i faltė zoti evlad'!

Mos i faltė djal' as ēikė,

Ju mat' toka me pėrrēikė,

Me pėrrēikė e me konop,

Ju martoftė nusja pėr shokė!

Vuthaj - Gusi, 1968


Pėr tjera kėngė vazhdo kėtu:

Hit Counter