KĖNGĖ DASHURIE

Tė gjitha kėto kėngė janė tė marra nga Libri KĖNGĖ DASHURIE I, i botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinės nė Prishtinė nė 1979.

Kėtu mund tė lexoni disa kėngė dashurie tė zgjedhura.Pėr tė gjithė ata qė dėshirojnė ti marrin dhe ti publikojnė nė faqe tjera, le tė kenė repsektin pėr kohėn time, shkruani ngacila faqe vinė (p.sh. www.rapsodet.com ). nėntor 2005

Ndryshimi i fundit i faqes 17.11.2008 13:46

Google

Ishnjin zanė tri vasha t'reja   

Ishnjin zanė tri vasha t'reja,

Shoqja - shoqes ja dhanė besėn:

Venė t'ambėl mos me pi,

Bukė tė bardh-e mos me ngranė,

Djalė tė ri-e mos me zanė.

Ma e vogla e ēarti besėn:

Venė tė amėl paska pi,

Bukė tė bardh-e paska ngranė,

Djalė tė ri-e paska zanė!

Ljare - Krajė


Oj syzezė qi delė nė derė

Oj syzezė qi delė nė derė,

Tė thaft' zoti pėr kit verė!

Pse i ban veti poterė,

Se mahitna me goj'ka 'i herė?

Goja e fyti m'u kan' terė,

M'u kan' terė goja e fyti.

A ma jep cicėn ta thithi?

M'ka dek' nana, m'ka lan' t'ri;

Cica t'bardha kurr s'jam ngi;

Pak po i ha, ma shumė po i pi

Si maraku i djalit tė ri.

Medvegjė


Mori e mirė ku p'e ban ditėn

Mori e mirė ku p'e ban ditėn?

Burrit saj ēoja zot pikėn,

ēoi zo' pikėn, mos dalt'n'verė,

Si n'ta baftė ty poterė!

Goja e fyti m'u kan'terė,

M'u ter goja, m'u ter fyti,

A s'ma fal qat cicė ta thithi?

A s'ma falė qat cicė tė bardhė,

M'ka lanė nana fort me mallė,

Fort me mallė, m'ka lan' tė ri,

Cica t'bardha kurrs'jam ngi,

Shum i hangra, s'm'banė dobi.

Gjakovė, 1953


Mori e mirė nėr hije t'blinit

Mori e mirė nėr hije t'blinit,

T'u ka ēkye kmisha rreth gjinit,

T'paska dalė shyta pahiri,

Porsi guri xhevahiri.

Epja pak qati jetimi!

- Jetim zeza, ēka po lypė?

- Ni kashat' bukė, ' i kokėrr krypė.

- I madhi zot i metė nė fyt!

- Si nė koft' ēkrue n'fyt me t'metė,

Nė prehėn tan un kam me dekė,

Me duer t'bardha ti me m'prekė.

Me duer t'bardha me m'rrutullue,

Me gojė tė vogėl me m'vajtue,

Me sy tė zez me m'lotue.

Loti yt me m'ra nė ballė,

Edhe pse t'des, kam m'u ngjallė.

Gėrbovc, 1953


Mori e mirė qi shkon me lopė

Mori e mirė qi shkon me lopė,

A m'ki perēe, a m'ki flokė?

- Nuk kam perēe, nuk flokė,

Kam dy molla pėrmi shokė;

Pėrmi shokė e nėr jelek,

Largohu djal'e mos m'i prek,

Se janė t'ambla e lshojnė sherbet.

Kmisha e trash-o po m'i vret,

Me kmishė t'hollė po m'vjen lezet.

Mollat djalit m'ja dhan' te dyja,

Kan' me zanė, si zen rakija,

Nuk din djali me shkue te shpija.

Prapashticė, 1975


Dy tė mira rrinė n'rrezinė

Dy tė mira rrinė n'rrezinė,

Si dy plluma shkojnė e vinė;

Shkojnė e vinė pėr rreth kalasė.

Dogje zemrėn fukarasė.

Fukaraja s'ka shka ban,

Shitet nusja kapetan,

Kapetan e hajmali.

- Moj mollkuqe, shka m'ki n'gji?

- Kam dy shishe me raki.

Athu' e ep njanėn ta pi?

M'u tha zemra me mushkni!

Gadime e Poshtme, 1968


Dy tė mira ku po rrinė

Dy tė mira ku po rrinė?

Te MAtusha hanė e pinė;

Si dy fllanxa dalin e hinė,

Si dy fllanza rreth kalasė,

Plasin zemrėn fukarasė.

Fukaraja s'ka ēka ban,

Mrikė Matushja kapidan.

Kush e ka barin e gjumit?

Mrikė Matushja n'kupė t'g-junit.

Kush e ka barin e dekės?

Mrikė Matushja n'fun t'xhubletės.

Shtoj - Ulqin, 1976


Mori e mirė qi shkon me gja

Mori e mirė qi shkon me gja,

Shpat mė shpat tė njof nė za.

Tė njof mnė za, tė njof nė fjalė,

Pėr shtatė gjaqe s'la pa t'marrė.

- S'bahet gjak, as s'bahet varrė.

Dorė pėr dore shkojmė nė saraj:

More saraj, saraj i ri,

Aman pashė, aman kadi,

Mos mė daj prej djalit t'ri!

- Pėr hajėr t'koftė ty, mori bi

Poliēkė


Mori ēikė qi del te therra

Mori ēikė qi del te therra,

Kanac t'bardhė, e n'kule t'zeza;

N'kule t'zeza, n'kanac tė bardhė,

Pėr shtatė gjaqe s'la pa t'marrė!

- Hajt, bre djal', koke budallė,

Ishalla s'bahet gjak as varrė!

Dorė pėr dore shkojmė te pasha,

Vet hi mrena, ty t'la pėrjashta:

- Aman pashė, aman kadi!

Mos me m'da pej qetij!

- Ja pash hajrin, mori bijė,

Ke marrė djalin ma mirė se ti!

Zym, 1973


Moj e mira qi del n'at kodėr

Moj e mira qi del n'at kodėr

Po t'thonė shoqet: - Pak e vogėl!

- S'jam e vogėl, po jam taman.

Matmi vithet sa t'gjana i kam,

Nash me kuti, nash me pllamė.

Shka t'lash mangu si kesh e vogėl,

T'i lash barrt pa i ēue n'Shkodėr?

Junik, 1975


Moj e mira se n'at kodėr

Mori e mira se n’at kodėr,

E mirė je, veē pak e vogėl.

- Djal i dadės, jam tamam,

Matmi vithet sa gjan I kam,

N’dash me kuti, n’dash me pllamė.

Pėr me kuti s’di shka t’tham,

Pėr me pllamė dalin taman.

- I lumi burri qi t’ka nxanė,

E lumja vjerra q’i thrret nanė,

Lum oborri qi shkel me kamė,

Lum sharovi q’i qet me ngranė!

T’mjert’ jaranat ku I ke lanė!

- S’kam lane shum, nizet e nanė,

Nizet e nan’ e rrafsh tridhetė,

Ja lash motres-o amanet,

Me m’i kqyr ma mirė se vetė.

Me m’i kqyr me dardha e molla,

Janė tė ri, m’u thahet goja.

 Vranoc – Lugu i Baranit, 1957


Fryni era un-o i rash

Fryni era un-o i rash, un-o i rash,

Rash nė dorė tė njasaj vashė,

More njasaj vashė.

Qilloi butė, more, nuk u vrash,

More nuk u vrash.

Fryni era un-o i rash, un-o i rash,

Rash nė gushė tė njasaj vashė,

More njasaj vashė.

Qilloi bardhė, more nuk u vrash,

More nuk u vrash.

Fryni era un-o i rash, un-o i rash,

Rash nė ballė tė njasaj vashė,

More njasaj vashė.

Qilloi i lėmut, more, nuk u vrash,

More nuk u vrash.

Fryni era un-o i rash, un-o i rash,

Rash nė faqe tė njasaj vashė,

Tė njasaj vashė.

Qilloi semit, more nuk u vrash,

More nuk u vrash.

Fryni era un-o i rash, un-o i rash,

Rash nė prehėn tė njasaj vashė,

More tė njasaj vashė.

Qilloi butė, more nuk u vrash,

More nuk u vrash.

Fryni era un-o i rash, un-o i rash,

Rash nė parzmė tė njasaj vashė,

More njasaj vashė.

Qilloi butė, more nuk u vrash,

More nuk u vrash.

Fryni era un-o i rash, un-o i rash,

Rash nė flokė tė njasaj vashė,

More njasaj vashė.

Qilloi butė, more, nuk u vrash

More nuk u vrash.

Fryni era un-o i rash, un-o i rash,

Rash nė buzė tė njasaj vashė,

More njasaj vashė.

Qilloi butė more, nuk u vrash,

More nuk u vrash.

Ulqin, 1972


Udha marė zogu i sakolit

- Mori e mira? - O hoja.

- A t'vi sonte? - N'daē valla.

- N'njefshin burrat? - Ani shka!

- Po na vrasin? - Ngat s'e ka!

Allagranga n'tetė sahati,

Tė pret dada te prallati;

Te prallazi dada tė pret,

Po ta la derėn e ēeltė,

Po ta la derėn pa dry;

Pėrpjet' shkallve dada t'pri.

Fluturim n'ēiler po hijmė.

Mirė p'e mshelim derėn me dry;

M'puth n'faqe, t'puthi n'sy.

- N'bafshin burrat me na ni!

- Djali i dadės dert mos ki,

Pėr penxhere t'qes n'kojshi;

Pėr penxhere n'der' t'aborrit.

Udha mbarė zogu i sakolit!

Ishe kanė o rrem drangonit,

M'hine mrena me ēykė t'zorit.

Molliē - Gjakovė, 1972


Lulja e bacit

Lulja e bacit? - O ho-ja.

A t'vi sonte? - N'dash valla.

Folin burrat!- Jo besa.

Edhe n'folshin, ani shka?

Se kur t'jen' sahati nandė,

Qat-her' jan' burrat n'gjum t'randė;

Se kur t'jen' sahati tetė,

At-herė jo, se jan' n'gjum tė letė!

Deēan, 1954


Mori dengė e ēarrit

Mori dengė e ēarrit,

ēoj selam beqarit!

Ho, ho, ho! Po, se po,

Me jaranin, jo se jo!

Mori dengė e fejkut,

ēoj selam ashekut-o!

Ho, ho, ho! Po se po,

Me ashekun, jo se jo!

Kėrēovė, 1957


Shkova nė ēeshėm me mbushė ujė

Shkova nė ēeshėm me mbushė ujė,

Harrova unazėn-o.

Ju moj shoqe, ju moj motra,

Mo' ma pat unazėn-o?

- Shoqe imi, motra s'imi,

Ne unazėn nuk ta kimi.

Shkoj ni gjal'atoj drit,

Aj ta mur unazėn-o!

- Lutju shoqe, lutju motra,

Tė ma jap unazėn-o!

- Lutju vet e falju vet,

Si e ke mėsumun-o,

Si ēen'e hutumun-o!

Strugė, 1972


Dola n'bashqe me gjezdisė

Dola n'bashqe me gjezdisė,

Me gjergjef me kazanisė.

Mue gjergjefi te m'ka hup',

Ju mori shoqe mos ma murt?

- Shoqe jena, motra s'jena,

Na gjergjefin nuk ta kena.

- Mue gjergjefin kush ma ka?

- Qaj bylbyl qi shkon n'hava,

Qaj gjergjefin ty ta ka.

- Djalė, lum dada, a ma ke marrė?

Mori e shoqja e djalit t'ri,

- Djalė, lum dada, ti ma ki.

Mori e shoqja e djalit t'ri,

- Djalė, lum dada, ti ma ki.

Mori e shoqja e djalit t'bardh',

- Ti kopil ma ke marrė.

Oj e shoqja e djalit vet,

- Djalė, lum dada, afroj met',

Se gjergjefin ma ke gjetė.

Dragina, mori hanėm-o,

ēika po i thot' djalit:

Hana dul n'buzė t'malit.

Djali po i thot' ēikės:

Zemra llubenicės,

Hajde rreth rakitės.

ēika po i thot' djalit:

Zemra e sugarit,

Hajde rrethit malit,

Zemra e portokallit.

Mushlak- Prizren, 1971


E mirė boll po shkon mė vjeta

E mirė boll po shkon mė vjeta,

Mė mur gjumi, o rash e fjeta,

Kur u ēova kurr ni viē s'e gjeta.

Mora rrugėn-o t'Shadravanit,

Gjeta Nifėn-o tė Shabanit,

Tuj qenis- meste jaranit,

Tu ja dhan-e pėr bira t'gardhit.

- N'dit' bajramit, more, i bajsh me shnet,

N'dit shingjergjit, more, m'i lash shkret!

Llashka Drenoc - Klinė, 1973


Oj e mira qi shkon me vjeta

Oj e mira qi shkon me vjeta,

Me zu gjumi rash e flejta,

Kur u ngrita, vjeta s'gjeta,

Gjeta fėjllin e trim ēobanit.

Trim ēobanin e kishin vra,

Treqin pluma i kishin ra.

Gorancė, 1975


Mė dėrgoi baba me keēa

Mė dėrgoi baba me keēa,

Moj un' e mjera.

Mė zu gjumi, rash e fjeta,

Moj un' e mjera.

Kur u ngrojta, keēa s'gjeta,

Moj un' e mjera.

E mora buzėn e lumit,

Moj un' e mjera;

Gjeta gjushėn e pėllumbit,

Moj un' e mjera.

Veleshtė - Strugė, 1973


 

 

Hit Counter