Autobiografia e Shaqir Cėrvadikut

 

Jam i lindur nė fshatin Poklek te Drenices.Shkollėn fillore dhe tė mesmėn i kam kryer nė Drenas (ish Gllogovc), ndėrsa studimet i kam kryer nė Prishtinė dega BAT-it(bazat e arsimit teknik). Kam punuar nė shkollėn mesme nė Drenas (ish Gllogovc) pėr 15 vite. Jam i martuar dhe kam tre femijė dy vajza e nji djalė.

Me kangė kam filluar te mirrem qė i vogėl ende pa shkuar nė shkollė dhe kjo dėshirė lindi nga babai im Halil Cėrvadiku qė ishte ndėr rapsodet e njohur nė Drenicė dhe mė gjerė. Babai im Halil Cėrvadiku ne duet me vellain e tij Hysen Cėrvadikun per 50 vjet e kendoj dhe kultivoi kangen rapsodike.Pata fatin qe i vogėl ti ndėgjoja legjendat e folklorit e tė kangės shqipe "live" duke kėnduar nė odėn tonė si Salih e Feriz Krasniqin, Rizah Bllacen, Qamilin e Vogėl, Tahir Drenicen Hashim Shalen, mė vonė tė bijtė e Sefės e shumė tjerė. Duke dėgjuar kėta kėngėtarė tė mėdhenj unė u mishėrova dhe u dashurova nė kėngen per tė vazhduar deri ditėt e sotme.

Fillmisht fillova me babėn tė kėndoj nė dasma e gazmende pastaj me 1977 u angazhova ne ansamblin "Shote Galica" ku edhe arrita afirmimin e plotė si kėngėtar. Me kėtė ansambėl kemi dhėnė qindra e qindra  koncerte dhe kemi bėrė iqizme tė shumta nė Radio e TV. Pastaj nji kohe vazhdova me ansamblin "Bajram Curri" tė Prishtinės me te cilin ansambėl poashtu patem shume koncerte ne Kosovė dhe diasporė. Ndėrsa  ka mbi dhjetė vite veproj i pavarur si kėngėtar.

Kam edituar deri me tani 13 albume dhe tri  videokaseta. Tri albume i kam punuar me ansamblin "Shote Galica" (albumin « Mos harro tokėn qė t’lindi », « Flakė e vatėr » dhe « Zėri i Zotit »). Me anasmblin "Bajram Curri", (albumin « Besa lart e ka ngritė burrin ») dy albume i kam punuar me grupin "Corona", (« S’kam kujtue se m’gjen pranvera » dhe « Shkova kah nuk shkova ») ndėrsa  shtatė albume i kam punuar me Burim Krasniqin nė studion e tij (« Kėndoj tė mos qaj » ,»Pėr Liri « , »Bylbylat e Lirisė » »Dasma e Kosovės «,  »Kėshtu ja thotė kangės bylbyli «  »lutjet e zemrės « , »Mjalti i jetės « .Kam realizuar edhe tri vidokaseta personale « Nji grusht dhe»ne regji tė Isa Qosjes, « Shkova kah nuk shkova » nė regji te Sunaj Raqes dhe « Dasma e Kosovės » nė regji te Luan Dakės.

Kangėt i komponoj vetė por kam kėnduar edhe kangė tė kėngėtarve tjerė.Shkruaj edhe tekste te kangėve  por kam marrė tekste edhe nga autorė tė ndryshėm siq janė: Izet Rraci, Faruk Tasholli, Riza Greiqevci,Fatmir Muja, Athem  Hoti, Rexhep Hasani e tė tjerė.Nė repertoarin kam edhe shumė duete me kėngėtare tjerė: Mahmut Feratin, Sala Bekteshin e Ramize Cakėn, Shyhrete Behlulin,Nikollė Nikprelajn. Kangė komponoj edhe pėr kėngėtaret tjerė .

qershor, 2006 pėr www.rapsodet.com

 

 

 

Hit Counter